Urologjia është një specializim kirurgjik që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit urinar të meshkujve dhe femrave si dhe sëmundjeve të aparatit riprodhues mashkullor.
Sistemi urinar (sistemi ekskretues) përbëhet nga veshkat, ureterët, fshikëzën urinare dhe uretrën. Qëllimi i sistemit është të prodhojë dhe të eliminojë urinën dhe të ruajë balancën ujë/elektrolit.
Sëmundjet urologjike ndahen në:
- Sëmundjet e gjëndrës së prostatës
- Hiperplazia beninje e prostatës
- Prostatiti
- Kanceri i prostatës
- Tumoret e sistemit urinar
- Kanceri i veshkave dhe i ureterit
- Kanceri i fshikëzës urinare
- Kanceri i testikujve
- Kanceri i penisit
- Infeksionet e traktit urinar
- Infeksionet tek mashkulli
- Infeksionet tek femra
- Litiaza e traktit urinar
- Mosmbajtja e urines (Inkontinenca)
- Inkontinenca mashkullore
- Inkontinenca femërore
- Fimoza ( Phimosis )
- Hidrocela
- Varikoçela