• Curriculum vitae

    Anastasios K. Sylakos, MD, Kirurg Urolog - Androlog

    Studimet

    1999             Licencë për ushtrimin e profesionit të mjekësisë (Drejtoria e Shëndetësisë Prefektura e Janinës).

    1999             Trajnim në departamentin e patologjisë, kirurgjisë, kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Hatzikosta në Janinë (specialiteti kirurgjik tre mujor).

    1999-2000   Shërbim në terren në Q.SH. Pogoniani dhe në Q.SH. Delvinakiou.

    2000-2001    Praktikim i specialitetit kirurgjik në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Filiaton.

    2002-2006    Trajnim në specialitetin e Urologjisë, Departamenti i Urologjisë Klinike, Spitali Universitar i Janinës.

    2004 Seminari i parë i Standartizuar Edukativ Laparoskopik Urologjik në Patër.

    2005-2006    Trajnim në specialitetin e Urologjisë Pediatrike, Departamenti i Urologjisë Klinike, Spitali Universitar Tottori i Japonisë (Dept of Urology, Tottori University of Japan).

    2006               Titull specializimi Kirurg Urolog (Drejtoria e Shëndetësisë të Prefekturës së Janinës).

    2011 Kurs praktik në ekzaminimi me ultratinguj dhe biopsi të gjëndrës së prostatës/ Laboratori i 3-të ndërkombëtar për biopsinë e prostatës, Lisbonë. (12th Practical Course Prostate Ultrasound and Biopsy/3th International Workshop on Prostate Biopsy, Lisbon).

    2014              Trajnim në sistemin kirurgjik daVinci në programin “Asistencë Robotike në Urologji” të Klinikës së Parë Universitare të Urologjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Athinës “Laiko”.

    Doktorant, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Janinës

    Veprimtaria edukative dhe veprimtaria në mësimdhënie

    1997-1999     Leksione mjekësie gjatë shërbimit tim ushtarak për rekrutët dhe oficerët e ushtrisë.

    2000               Instruktor në kursin e higjienës personale dhe publike për studentët e shkollës së mesme teknike profesionale të infermierisë të PNI Chatzikosta.

    2000-2001     Pjesëmarrje në trajnimin e mjekëve ruralë në Filiaton.

    2001                Mjek përgjegjës për ekipin kirurgjik gjatë zhvillimit të Super Rally-t ndërkombëtar, 2001,(Federation of Harley-Davidson Clubs Europe (FH-DCE).

    2003-2005     Mësimdhënie në stazhin e studentëve të vitit të IV-të të Departamentit të Mjekësisë të Universitetit të Janinës.

    2007               Instruktor në shkollën EKAV të Janinës

    2008-2010     Urolog klinik pranë Poliklinikës IKA të Janinës.

    Από   2006     Që nga viti 2006 Urolog klinik në klinike private.

    I FTUAR NË KONFERENCA NDËRKOMBËTARE

    21th European Association of Urology (EAU) Annual Congress, Paris, France, 5-8 April 2006. A. Sylakos. Experimental models of left varicocele in animals: What have we learned(EAU Section Meetings)

    DALLIME NDERI

    Konferenca e 14-të e Radiologjisë Ndëruniversitare, Kretë 11-14 Nëntor 2004. Urografia CT politomike në hetimin e hematurisë. A. Tsili, K. Tsamboulas, F. Katziotis, D. Baltogiannis, An. Sylakos, N. Sofikitis, S. Efraimidis. Deklarata u vlerësua me fletë lavdërimi.

    ANËTAR I KOLEGJEVE SHKENCORE

    Shoqata Urologjike Evropiane

    Shoqata e Endurologjisë

    Shoqata Urologjike Greke

    Shoqata Andrologjike Greke

    PUBLIKIME NË REVISTA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (12)

    PUBLIKIME NË PROCES VERBALET E KONFERENCAVE DHE SEMINAREVE (KONFERENCA DHE SEMINARE NDËRKOMBËTARE) (16)

    NJOFTIME NË KONFERENCA NDËRKOMBËTARE (26)

    PUBLIKIME NË REVISTA GREKE (3)

    NJOFTIME NË KONFERENCA GREKE (24)

    PUBLIKIME NË GJUHË TË HUAJA NË REVISTA TË RISHQYRTUESHME (6)

    PJESËMARRJE NË SEMINARE GREKE POST-EDUKATIVE (KONFERENCA) (23)

    PJESËMARRJE NË SEMINARE NDËRKOMBËTARE POST-EDUKATIVE (KONFERENCA) (15)

  • Urologjia

    Urologjia është një specializim kirurgjik që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit urinar të meshkujve dhe femrave si dhe sëmundjeve të aparatit riprodhues mashkullor.

    Sistemi urinar (sistemi ekskretues) përbëhet nga veshkat, ureterët, fshikëzën urinare dhe uretrën. Qëllimi i sistemit është të prodhojë dhe të eliminojë urinën dhe të ruajë balancën ujë/elektrolit.

    Sëmundjet urologjike ndahen në:

    1. Sëmundjet e gjëndrës së prostatës
      1. Hiperplazia beninje e prostatës
      2. Prostatiti
      3. Kanceri i prostatës
    1. Tumoret e sistemit urinar
      1. Kanceri i veshkave dhe i ureterit
      2. Kanceri i fshikëzës urinare
    1. Kanceri i testikujve
    2. Kanceri i penisit
    3. Infeksionet e traktit urinar
      1. Infeksionet tek mashkulli
      2. Infeksionet tek femra
    1. Litiaza e traktit urinar
    2. Mosmbajtja e urines (Inkontinenca)
      1. Inkontinenca mashkullore
      2. Inkontinenca femërore
    1. Fimoza ( Phimosis )
    2. Hidrocela
    3. Varikoçela
  • Andrologjia

    Andrologjia është speciazimi mjekësor që merret në mënyrë specifike me sëmundjet që lidhen me sistemin riprodhues/gjenital mashkullor.

    Sistemi riprodhues mashkullor përbëhet nga penisi, testikujt dhe kanali ejakulues i spermës.

    Kategoritë kryesore të andrologjisë

    • Infertiliteti (Steriliteti) mashkullor
    • Disfunksioni (Mosfunksionimi) erektil
    • Ejakulimi i parakohshëm
    • Sëmundja Peyronie
    • Frakturat e penisit
  • Simptomat urologo-andrologjike

    Simptomat urologo-andrologjike që shkaktojnë sëmundje duke kërkuar ekzaminim dhe trajtim e duhur nga mjeku urolog-androlog janë si më poshtë:

    a. Kolika renale-ureterale (dhimbje në zonën e veshkës me/ose drejtim në organet gjenitale).

    b. Dhimbje në testikul ( Dhimbje në Skrotum)

    c. Prostatodinia (dhimbje ose shqetësim në organet gjenitale, në anus, në perineum, në kateteri suprapubik, në fshikëzën urinare ose në zonën e ijëve).

    Ç. Frekuenca e urinimit (kur numri i urinimeve është më shumë se 8 në 24 orë, dhe sasia e urinës është më pak se 200 ml).

    d. Nokturia (urinimi më shumë se një herë gjatë gjumit të natës).

    Dh. Dizuria (vështirësi në urinim zakonisht e shoqëruar me djegie ose dhimbje).

    e. Hematuria ( Gjakderdhja në urinë).

    Ë. Pyuria (Prania e leukociteve/ prania e qelbit në urinë)

    f. Oliguria-Anuria (Urinimi i pamjaftueshëm)

    g. Poliuria (Kur sasia e urinës kalon 2,5 litra në 24 orë).

    Gj. Enuresis – Urinimi i pavullnetshëm (humbja e pavullnetshme e urinës nga fëmija gjatë ditës dhe sidomos natës në shtrat, e cila ndodh 2 herë në javë gjatë 3 muajve të fundit dhe fëmija është më i madh se 5 vjeç).

    h. Mospërmbajtje urinare (humbje e urinës pa dëshirën e pacientit).

    i. Rrjedhje uretrale (lëng i bardhë me erë të keqe ose pa erë në hapjen e jashtme të uretrës, i shoqëruar zakonisht nga një ndjesi djegieje gjatë urinimit).

    j. Hemospermia (prania e gjakut në spermë gjatë ejakulimit).

  • Marrja e gjakut në shtëpi

    Για τους χρόνια πάσχοντες ή υπερήλικες ασθενείς παρέχεται η δυνατότητα κατ΄οίκον αιμοληψίας
    informacion
  • Τηλεφωνικά ραντεβού

    • Καλέστε στα τηλ. 2385049200-208 για ραντεβού με ουρολόγο

Κλείστε ραντεβού