
Çfarë duhet të dini
Para ekzaminimit
- Pastrimi i zellshëm i zorrëve është thelbësor. Për udhëzime të sakta klikoni këtu. Pyesni mjekun tuaj nëse do i merrni ilaçet tuaja rregullisht. Tregojini atij nëse jeni duke marrë aspirinë, medikamente kundër trombociteve ose antikoagulantë.
Në Klinikë
- Mjeku do të shohë analizat dhe do hartojë anamnezën tuaj. Mos harroni të përmendni problemet respiratore, kardiake, nefrologjike, neurologjike ose psikiatrike, alergjitë dhe çdo medikament që mund të merrni. Raportoni nëse keni prostatë, glaukomë ose diabet.
- Mjeku do t’ iu shpjegojë me detaje natyrën e ekzaminimit. Do t'ju kërkohet të nënshkruani një formular pëlqimi për ekzaminimin, siç ndodh në shumë vende të tjera.
Në sallën e endoskopisë
- Mos kini frikë. Kolonoskopia është zakonisht një ekzaminim pa dhimbje dhe shqetësimi kryesor mund të jetë një "fryrje" në bark, nga ajri që futet për të shtrirë dhe për të kontrolluar zorrën në detaje.
- Do t'ju kërkohet të hiqni rrobat tuaja nga beli e poshtë, të shtriheni në shtratin e ekzaminimit në anën tuaj të majtë dhe mbi ju do vendoset një çarçaf.
- Mund t΄iu vendoset një kateter i vogël IV në krahun tuaj të djathtë, i cili do qëndrojë atje gjatë gjithë ekzaminimit, në mënyrë që t'ju jepet ndonjë qetësues i lehtë (sedacion) , ndonjë qetësues dhimbjeje ose antispazmatik, nëse është e nevojshme.
- Kolonoskopi futet përmes anusit dhe avancohet, duke kontrolluar të gjithë zorrën e trashë. Nëse vlerësohet e nevojshme, kontrollohen edhe centimetrat e fundit të zorrës së hollë. Ekzaminimi zakonisht zgjat 15-30 minuta.
Pas Ekzaminimit
Mjeku do t'ju japë rezultatet e ekzaminimit, do t'ju tregojë nëse ka bërë biopsi si dhe kur do i merrni rezultatet e biopsive. Nëse është e nevojshme, ai do t'ju japë terapi. Pyeteni se kur mund të merrni sërish medikamentet tuaja të përditshme.
Duke u nisur për në shtëpi
- Këshillohet që të shoqëroheni nga një i rritur.
- Mos ngisni
- Mos konsumoni pije alkoolike.